Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Qytetarët bllokojnë deponinë “Rusino”: Nuk lejojmë të hudhen mbeturina

Gostivar, 19 shtator – Deklarata e një dite më parë dhënë nga ministri i ekologjisë Naser Nuredini se “Rusino” si deponi rajonale do të funksionojë edhe për 10 vite të tjera, ka ngjallur revoltën e banorëve të Gostivarit, të cilët përmes  Iniciativës Qytetare “Stop Rusino – Ajër i pastër në Gostivar”, i kanë dhënë ultimatum pushtetit local dhe atij Qëndror që brenda tre viteve ky problem të zgjidhet.

“Presim që patjeter ti nënshktuajnë afatët kohore, prej kur deri kur dhe maksimum për tre vitë të mbyllet kjo me sanim si duhet. Ministri, pushteti Qëndror dhe ai Lokal na kanë shume borxh neve dhe këtë borxh mund ta shlyejnë nëse e dislokojnë këtë për një vit,dy dhe maksimum për tre vite”, u shpreh Fatbi Iljazi nga iniciativa qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër në Gostivar”.

Iniciative qytetare “Stop Rusino – Ajër i pastër në Gostivar”, kanë lëshuar trarin edhe për Gostivarit që të mos dërgojë mbeturina në këtë deponi.  

“Përcjellja drejtorit se edhe për Gostivarin trari nga sot është i mbyllur. Nuk ka më, as për Gostivarin nuk ka”, theksoi Deso Mateski.   Iniciativa qytetare “Stop Rusino – Ajër i pastër në Gostivar”, kanë paralajmëruar protestë me bllokim rrugësh në Gostivar.

Iljazi i bëri thirrje kryetarit të Gostivarit dhe këshilltarëve komunal të bashkangjiten ne protestë, për siç ai tha, të dëshmojnë nëse janë me qytetarët ose jo.  

Ndryshe, bllokimi i deponisë ka nisur që nga 2 gushti i këtij viti, ku asnjë komunë e Pollogut nuk është lejuar të hedh mbeturina në “Rusino”, me përjashtim të Gostivarit prej sot këtu nuk lejohet të hidhen as edhe mbeturinat e Gostivarit.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...