Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Rama komenton nga Berati rritjen e pagave për mjekët e infermierët: S’dua të flas për shifrën finale, por do arrijmë në 40%

Kryeministri Edi Rama teksa inspektonte maternitetin e ri të Beratit në një bashkëbisedim me stafin shëndetësor ka folur për rritjen e pagave.

Rama nuk ka dhënë shifër finale se sa do të rriten pagat, por theksoi se qeveria po përpiqet që kjo rritje të arrijë në 40%. Po ashtu ai zbuloi se kjo rritje do të kombinohet bashkë me atë të mësuesve.

Ai theksoi se Shqipëria të paktën në rajon do të ketë paga të mjekëve e infermierëve të krahaueshme me vendet fqinje.

”Më në fund u mbyll dhe kjo plagë e madhe që kishte Berati. Janë projekte cilësore me standarde europiane. Ajo që ma ha mendja, qershia mbi tortë janë pagat e mjekëve dhe infermierëve.

Do jetë ndërhyrje e fortë, dhe rritje e konsiderueshme. S’dua të flas për shifrën finale por besoj që do arrijmë në 40%. Faktikisht po e konludojmë këto ditë, se duam ta bëjmë të kombinuar me pagat e mësuesve. Dhe plotësojmë dhe një zotim të mbarë që do të kemi rritje 40% në këtë 4-vjeçar për pagat e mësuesve, duam të arrijmë atje. Sa i përket mjekëve dhe infermierëve aq më tepër në kushtet aktuale, në kushte komplekse. Mos ketë pagë inferiore, në krahasim me pagat në Itali e Gjermani. Aty po ka paga më të larta, por edhe taksa më të larta. Por edhe duke financuar ata që janë atje ku janë. S’ka pse të ketë diferencë mes pagës suaj dhe pagës së bonusit. Do mbetet diferenca. Por ata që jetojnë aty ku banojnë do kenë një pagë shumë më të mirë. S’besoj që jemi më në vrap me kohën, sigurisht që e mira s’ka fund. Të paktën vendosim për një pagë dinjitoze, së paku në krahasim me rajonin.”- tha Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=620195928686537&extid=c7frgeaDNkwSB9d0

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...