Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Rama: Së shpejti port turistik në Sarandë, Durrës dhe Vlorë

 Kryeministri Edi Rama në një konferëncë për shtyp në fokus ekonominë ka folur për infrastruktura kombëtare rrugore, portuale, aeroportuale dhe Plani 28 miliardë Euro i Bashkimit Europian për rajonin në infrastrukturë, energji, digjitalizim.

Kryeministri Rama ka  folur për punën që po bëhet për aeroportin e Kukësit dhe se është drejt përfundimit.

Gjithashtu Rama është shprehur se po punohet për nisjen e procesit të ndërtimit të aeroportit të Vlorës që u ndërpre për shkak të pandemisë.

Kryetari i mazhorancës ka folur edhe për ndërtimin e aeroportit të Sarandës dhe portit të ri të Durrësit.

“Dua të nënvizoj se krahas kantiereve rrugore, ne kemi në proces disa kantiere mëdha të transformimit të infrastrukturës, portuale dhe aereportuale, po bëhët një punë e madhe për aeroportin e Kukësit, i cili ka filluar të marrë formë edhe pse faza e fundit do të marrë edhe disa muaj deri në fazën e operimit.

Dita ime nis në mëngjes me telefonatën me ministren dhe e mbyll ditën me një telefonatë me ministren në darkë për aeroportin e Vlorës, për të cilën u ndërpre për shkak të pandemisë, me të mbyllur procesin e Vlorës në jemi gati të lancojmë procesin për aeroportin e Sarandës, ku ne jemi gati për të filluar, aeroporti i Sarandës është më i vogël dhe është një strategji për turizmin.

Me katër aeroporte ne hyjmë në një epokë të re të aviacionit, por edhe që do të jetë edhe diçka më e mirë në raport turistik”.

Kryeministri Edi Rama premtoi  gjithashtu se vendit do t’i shtohen tre porte të reja turistike, që sipas tij, do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë detare.

I pari port, që sipas kryeministrit do të nisë së shpejti, është ai i Sarandës, për të cilin, Rama tha se kanë marrë një propozim fantastik.

Gjithashtu edhe porti i Durrësit do të ketë një investim të madh në një ndryshim rrënjësor dhe do të jetë puna më e madhe e bërë nga shteti dhe shumë shpejt do të fillojmë procesin për portin e ri që ndodhet në një zonë ekonomike mjaft të favorshme dhe deri tani kemi shumë kërkesa”, u shpreh Rama.

“Së shpejti do nisim transformimin e madh të Durrësit të spostojmë portin ekzistues që e ka mbaruar prej kohësh misionin e tij si një port komercial mallrash në mes të qytetit që është një infrastrukturë e dalë kohe prej kohësh me standarte mjedisore shumë të ulëta, për të mos thënë zero e pengon në mënyrë gjithmonë e më shqetësuese hedhjen e një hapi në një epokë tjetër, është një infrastrukturë me potencial të jashtëzakonshëm sa i përket turizmit”.

“Po kështu do bëjmë dhe me Vlorën porti ekzistues është infrastrukturë arkeologjike në aspektin e standartit, shërbimeve dhe impaktit negativ që ka në zonën e bregdetit që prek drejtpërdrejt qytetin.

Vizioni i zhvillimit të mëtejshëm me pjesën 3 të Lungomares përfshin dhe një port turistik, për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën, sikundër Durrësin. Dhe për Vlorën jemi gati për një proces ku do mund të sistemojmë me standarte bashkëkohore portin e shërbimeve”.

“Në pak javë do mund edhe të fillojmë të japim gjithë autorizimet për fillimin e portit të tretë, që do jetë i pari që do nisë turistik, në Sarandë, për të cilin kemi marrë një propozim fantastik e që ndryshon aty paradigmën e zhvillimit të Sarandës”./TCH

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...