Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Rama takon sot Mitsotakis, pakti detar në tryezën e diskutimit

Kryeministri edi Rama këtë të martë pritet që të zhvillojë një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Mediat greke bëjnë me dije se dy kryeministrat do të darkojnë së bashku rreth orës 21:00, ku pritet që të diskutojnë për çështjen më të përfolur të ditëve të fundit atë të zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon.

Çështja është veçanërisht e komplikuar, duke qenë se në vitin 2009, nën qeverinë e Costas Karamanlis, kishte një marrëveshje demarkacioni me Shqipërinë , e cila më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese e vendit. Kryeministri Rama ishte ndër personat që kishte marrë dhe veprime ligjore ndaj marrëveshjes së nëshkruar me Greqinë nga pala shqiptare në atë kohë, ku kishte theksuar se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë kishte miratuar qëndrime të ngjashme me ato turke për Egjeun.

Mediat po ashtu bëjnë me dije se në takim do të flitet edhe për sfidat e rajonit për zhvillimin e forcimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe integrimin evropian.

Kryeministri shqiptar Edi Rama përpara se të mbërrinte në Athinë ditën e djeshme u takua dhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i qeverise Rama, i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet duke pirë çaj me presidentin e Turqisë. Në këtë takim është diskutuar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik në trajtimin e koronavirusit si dhe situata në Ballkanin Perëndimor./abcnews.al

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...