Agjencia Zhurnal.KS
Covid 19 Maqedoni

Raporti javor për Covid-19: Ulje e rasteve të reja dhe personave të shtruar në spital

Shkup, 15 shtator, zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik për periudhën 7 deri 13 shtator, janë bërë gjithsej 8.353 testime për coronavirus, ose 14.2 përqind më pak në krahasim me javën e kaluar.

Në periudhën 7-13 shtator janë regjistruar 705 raste pozitive, në gjithsej 33 qytete, që paraqet ulje prej 10.8 përqind në krahasim me javën e kaluar.

Përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit është 8.4 përqind ose 0.3 më pak në krahasim me javën e kaluar.

Rastet e reja janë të të gjitha moshave. Ndërsa mosha më e prekur janë ata mbi 60 vjeç (n=173, 22,0%).

Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek fëmijët e moshës 0-9 (n=19; 2,7%) dhe 10-19 vjeç (n=36; 5,1%).

Në periudhën 7-13 shtator, janë shëruar 709 persona të cilët kanë qenë të shtruar në spital ose në kurim shtëpiak

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...