Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Rebalanci i buxhetit dhe Plani i veprimit për Qytetin e Gjelbër para këshilltarëve të Qytetit të Shkupit

Shkup, 27 tetor, zhurnal.mk – Ndryshimi dhe plotësimi i buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2020, si dhe Plani i Veprimit për Qytet të gjelbër, janë pjesë e pikave që do të diskutohen në seancën e 57-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit, e cila do të mbahet sot përmes lidhjes konferenciale.

“Me propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2020, buxheti i përgjithshëm është rritur për 81 milionë denarë, që është një rritje prej 1 për qind në krahasim me buxhetin fillestar. Një rritje është propozuar gjithashtu në buxhetin e kredive (245 milionë denarë) për ndërtimin dhe rikonstruimin e disa rrugëve dhe bulevardeve në të gjithë Qytetin e Shkupit. Rritje është bërë edhe në buxhetin e granteve (4 milionë denarë), për qëllim të buxhetimit të një pjese të të ardhurave të tepricës së pashpenzuar nga viti i kaluar në kulturë. Buxheti bazë është zvogëluar për 167 milionë denarë, me ç’rast propozohen disa ndryshime nga programet dhe projektet në përputhje me dinamikën e vlerësuar të realizimit të projekteve të filluara dhe afatet për ekzekutimin e kontratave të lidhura”, informon shërbimi për shtyp i Qytetit të Shkupit.

Së bashku me rebalancin e buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2020, Këshilli do ta diskutojë edhe Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit të programeve të zhvillimit për periudhën 2020-2022, i cili parashikon ndryshime në fondet e parashikuara për projekte më afatgjata zbatimi i të cilave zhvillohet në disa faza gjatë dy ose më shumë viteve.

Këshilli sot do të shqyrtojë dhe diskutojë disa programe të punës, siç është Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për rregullimin e tokës ndërtimore në zonën e qytetit të Shkupit për vitin 2020; Programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për financimin e institucioneve publike dhe aktivitetet në fushën e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2020; Programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për aktivitete në fushën e sportit dhe rinisë në qytetin e Shkupit, për vitin 2020; Programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit të aktiviteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës në zonën e qytetit të Shkupit për vitin 2020; Programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për financimin e projekteve për zhvillimin e artizanatit, hotelierisë dhe tregtisë së Qytetit të Shkupit për vitin 2020; Programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal të Qytetit të Shkupit për vitin 2020; Programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësimin e kushteve për qëndrimin e turistëve në qytetin e Shkupit për vitin 2020; si dhe Planin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit të Efikasitetit të Energjisë së Qytetit të Shkupit për vitin 2020.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...