Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë Maqedoni Rekomanduar

Reka: Vuçiq me modelin e Titos rikthen hegjemoninë rajonale

Ish-ministri për Integrime në Qeverinë Kurti, Blerim Reka ka dalë me një deklaratë rreth nënshkrimit të marrëveshjes mes DFC amerikane dhe shteti serb duke e thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po vepron si Tito edhe me lindjen, por edhe me perëndimin.

Ky është shkrimi i plotë i Rekës:

Ri-kthimi i hegjemonit

Një ditë para nënshkrimit të marrëvshjes me DFC amerikane për ndërtime infraskturore prej 3,7 miliardë dollarësh, Serbia nënshkroi marrëveshje infrastrukturore me Rusinë. Me 21 shtator, në prani të drejtorit të “Hekurudhave Ruse” dhe ambasadorit rus në Beograd, Ministria e Ndërtimtarisë e Serbisë nënshkroi me kompaninë ruse “RZHD International”, kontratën për modernizimin dhe rekonstruimin e hekurudhës Beograd- Tivar prej 209,4 kilometrash.

Presidenti i Serbisë, vazhdon të kopjojë modelin e Titos: edhe me lindjen dhe me përendimin; por i modifikuar nga Vuqiqi: “kundër Kosovës dhe kundër NATO-s”. Ish Ministri i diktatorit Millosheviq, madje duket se do ia kalojë edhe diktaturës titiste: në ish Jugosllavinë një-partiake (23 milionëshe), LKJ numëronte rreth 900 mijë anëtarë; kurse në Serbinë shumë-partiake (6,9 milionëshe) partia e Vuqiqit- SNS ka 750 mijë anëtarë.

Me paranë amerikane, me fondet e BE-së, bazën ushtarake ruse, teknologjinë kineze dhe ”Mini- Shengenin” ballkanik, Serbia ri-kthen hegjemoninë rajonale.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...