Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Temë TOP LAJM

Retorika ofenduese e LSDM-së nuk i shërben dialogut për zhbllokim të ngërçit politik

Shkup, 24 mars – Zhurnal – Retorika agresive dhe ofenduese e LSDM-së nuk i shërben dialogut politik për të cilin Maqedonia e Veriut në këtë kohë pandemie ka nevojë si asnjëherë më parë, komentojnë analistët politik pres konferencën e kësaj partie të martën, në të cilën veprimin e opozitës shqiptare me bllokimin e Kuvendit përmes amandamenteve të parashtruara e quajti të turpshme, të pasjellshme dhe poshtëruese.

Në prononcimin e tij për Zhurnal.mk, analisti Todor Pendarov thotë se paraqitja e djeshme e deputetit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov flet për një kulturë të ulët politike e cila si e tillë është e pranishme në shoqërinë tonë në përgjithësi , ku si pasojë nuk mbahet llogari se çfarë flitet.
Opozita thotë ai, udhëhiqet nga sintagma, sa më keq në shtet aq më mirë për ne, ndërkohë paralelisht me këtë, LSDM dhe BDI udhëhiqen nga logjika, ne jemi në pushtet , prandaj gjërat do të zhvillohen ashtu siç ne dëshirojmë.

“Niveli I ulët i kulturës politike I bën partitë të paafta të bisedojnë normalisht siç u ka hije demokracive të zhvilluara, dhe asnjëra palë nuk i vendosë intereset shtetërore mbi ato partiake, shpeshherë edhe intereset individuale brenda partisë dominojnë mbi të tjerat, dhe kjo më së miri përshkruan zhvillimet e fundit. Si rrjedhojë, konferencën fundit të LSDM-së, e shoh si një vazhdimësi të asaj që zgjat për dekada me rradhë dhe do të vazhdojë fatkeqësisht”, thotë Pendarov, sipas të cilit llogarinë e paguajnë qytetarët përmes stadardit të ulët ekonomik, dhe përmes vështirësive që dalin nga përballja jo e mirë me pandeminë.

Gazetari Naim Sinani, thotë se LSDM nuk duhet të shfaq shenja të frustrimit pasi sigurimi i shumicës së thjeshtë prej 61 deputetësh është deryrim i saj, me përjashtim kur deputetët e shumicës janë të prekur nga kovid 19.

Sinani në prononcimin e tij për Zhurnal.mk, qorton qasjen e fundit të LSDM-së dhe tonet ofenduaese në adresë të opozitës shqiptare, pasi siç thotë, opozita maqedonase synon të nxjerr në pah shumicën e brisht të pushtetit, ndërsa opozita shqiptare ka pasur sjellje konstruktive deri në momentin kur kryeministri dhe partitë në pushtet kishin qasje injoruese ndaj propozim ligjit për shtetësi.

“Kryeministri Zoran Zaev dhe parterët e tij në qeveri nuk kanë nevojë të frustrohen nga zhvillimet që nuk janë në favor të tyre dhe të sillen sikur nuk kuptojnë se çfar po ndodhë. Aq më pak kur opozita shqiptare nuk këmbëngulë në miratimin e propozim ligjit ashtu siç e kanë propozuar, prandaj mendoj se zhbllokimi i punës së Kuvendit është në dorën e kryeministrit, dhe e kundërta e kësajë, e çon vendin te një qeveri e zgjeruar, apo në zgjedhje të parakohëshme”, thotë Sinani.

Kujtojmë se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) të martën kritikoi qasjen e koalicionit Aleanca dhe Alternativa në Kuvend, për të cilët tha se po bëjnë çmos për të bllokauar të gjitha proceset e rrëndësishme për qytetarët dhe për ardhmërinë e vendit.

Zëdhënësi partiak Kostadinov tha se është e turpshme, e pasjellshme dhe poshtëruese, që një deputet duke aluduar në Skender Rexhepin t’u thotë qytetarëve të bëjnë durim për një muaj pa pagë, ndërsa i njëjti deputet të vijë këtu në Kuvend të mos marrë pjesë në seanca dhe të marrë pagë mujore. Ai i bërri thirrje opozitës, që nëse duan të bllokojnë, le t’i kthejnë pagat e tyre këtë muaj, sepse ata nuk bënë asgjë përveç bllokadave.

Të gjithë kësaj situate i ka paraprirë pamundësia e shumicës parlamentare të votojë ligjet antikrizë nga pakoja e pestë e masave për përballje me Kovid-19, nga shkaku i mijëra amandamenteve të opozitës shqiptare e cila bllokon shtëpinë ligjvënëse, si pasojë e refuzimit që ju bë propozimit-ligjit të saj për shtetësi.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...