Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Rikthehet radha në Kakavijë, ja çfarë kërkon policia greke

Në pikën Kufitare të Kakavijës janë rikthyer radhët e gjata me automjete. Abc News raporton se radhë automjetesh ka në pjesën greke.

Shqiptarët me dokumente greke që shkojnë në Greqi përveç testit PCR që u tregojnë autoriteteve shëndetësore, ato greke u bëjnë sërish tampon në Kakavije njësoj si para datës 17 gusht.

Mësohet se kjo ndodh vetëm në Kakavijë dhe jo në Pikë Kufitare të Kapshticës. Ndonëse janë pyetur nga autoritetet tona kufitare stafi mjekësor grek për tamponet që marrin, stafi grek justifikohet se këto janë urdhrat nga lart.

Kujtojmë se në pikën Kufitare të Kakavijës pak javë më parë u krijuar kaos për shkak të fluksit, pasi pala greke i bënte tamponin çdo individi që futej në tokën helene.

Ndërkaq, më 17 gusht autoritetet greke filluan të aplikojnë rregullat e reja, ku çdo qytetar që futet në tokën e saj duhet të jetë i pajisur me testin negativ të Covid-19, i realizuar në 72 orët e fundit.

Por duket se për palën greke nuk është i mjaftueshëm testi që qytetarët shqiptarë kanë me vete dhe kanë rikthyer sërish procedurën e bërjes së tamponit në kufi.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...