Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Robotët mikroskopikë së shpejti mund të pushtojnë trupin tuaj – ju pëlqen apo jo

Përparimet në robotikë tashmë kanë ndryshuar jetën tonë në shumë mënyra.

Shumicën e kohës as nuk e vëmë re, por sistemet robotike të automatizuara kanë shtuar efikasitet dhe shpejtësi në industri të panumërta. Tani, ndërsa inxhinierët vazhdojnë të avancojnë punën në robotë më të vegjël, mundësia e makinave mikroskopike që një ditë të udhëtojnë nëpër trupat tanë është më e madhe se kurrë.

Siç raporton New Atlas, një studim i ri i botuar në Nature hedh dritë mbi përparimet që po bëhen në robotikë dhe tregon që në të ardhmen do të kemi robotë që do të na mbajnë të shëndetshëm, shkruan NewYorkPost.

Studiuesit në Cornell dhe institucione të tjera kanë zhvilluar atë që ata thonë se është një robot i parë i këtij lloji që përdor gjysmëpërçuesit për të lehtësuar kontrollin e jashtëm të telekomandës. Ata lëvizin përmes impulseve laser dhe janë mjaft të vegjël, transmeton Telegrafi.

Sipas Universitetit Cornell: Robotët e rinj janë rreth 5 mikronë të trashë (një mikron është një e milionta e metrit), 40 mikronë të gjerë dhe ndryshojnë nga 40 deri në 70 mikronë në gjatësi. Çdo robotë përbëhet nga një qark i thjeshtë i bërë nga fotovoltaikë silikoni – i cili në thelb funksionon si trungu dhe truri – dhe katër aktuatorë elektrokimikë që funksionojnë si këmbë”.

Këto janë disa robot tepër të vegjël, por për çfarë shërbejnë? Epo, për momentin, duket se nuk janë shumë të dobishëm. Sidoqoftë, në të ardhmen, robotë të vegjël, si këta mund të jenë të aftë për një larmi gjërash. Shkencëtarët tashmë po ëndërrojnë për gjëra të mëdha, të tilla se si këta robotë të shpërndajnë gradualisht ilaçe nëpër organe specifike apo edhe për të kërkuar gjurmë të sëmundjeve.

Këta robotë të vegjël duket se do të bëjnë gjëra të mëdha që as një mjek i trajnuar mirë thjesht nuk mund t’i bëjë. Ende nuk jemi në pikën ku jemi gati të fillojmë të injektojmë robotë në trupat njerëzorë, por me progresin e shpejtë që po bëhet në këtë front, mund të mos vonojë shumë para se të arrijmë atje.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...