Agjencia Zhurnal.KS
Covid 19 Maqedoni TOP LAJM

Rritet numri i të infektuarve, i të vdekurve dhe të hospitalizuarve me Covid-19

Shkup, 28 tetor, zhurnal.mk – Regjistrohen 626 raste me Kovid-19 nga 2.236 testimet e bëra ishin evidentuar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit. Kanë vdekur 15 pacientë prej të cilëve shtatë nga Shkupi. Janë regjistruar 531 pacientë të shëruar. Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë arrin në 27.827, numri i pacientëve të shëruar është 19.479, e të vdekurve 949, ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 7.399.

Vala e vjeshtës të Kovid-19 i mbushi edhe spitalet, Janë hospitalizuar rreth 650 persona, prej të cilëve 110 janë në mbështetje të oksigjenit, ndërsa një pacientë është në respirator.

Janë rritur edhe kapacitetet për testim për Kovid-19 në institucionet shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mbrëmë në emisionin televiziv bëri apel që laboratorit private t’i ulin çmimet e testimeve.

“Në këtë krizë vlerësoj se nuk duhet të shohin përfitim. Le të dalin në ndihmë dhe t’i ulin çmimet e testimit. Të përballur me këtë presion të madh përveç kësaj rritjeje të kapaciteteve tona prej afro 400 testesh do ta ndjekim situatën edhe këtë javë dhe nëse vërtetë akoma vazhdon ky trend, jo më larg se të premten, të shtunën, atëherë definitivisht Fondi do të kontraktojë marrëveshje dhe me një pjesë të laboratorëve privatë me çmim referent, thjeshtë të rritet numri i termineve dhe të shkurtohet koha e pritjes”, tha Filipçe.

Në kuadër të përpjekjeve të uljes së numrit të të sëmurëve, Qeveria tashmë ka miratuar masa me të cilat e kufizoi punën e objekteve të hotelerive deri në orën 23, përveç për ato të cilat kryejnë dërgesë dhe rekomandoi të kufizohet kapaciteti i udhëtarëve në autobusë në 50 për qind nga numri i përgjithshëm i udhëtarëve. Administratës shtetërore dhe publike, komunave dhe gjykatave u ka rekomanduar të punojnë onlajn apo ta organizojnë punën në turne.

Propozim – ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, me procedurë të shkurtë, siç sqaroi dje në seancë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të shqyrtohet pasi të kalojë në Komisionin amë për shëndetësi dhe në Komisioni ligjdhënës-juridik. Duke e elaboruar ligjin minsitri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se me ndryshimet dukshëm do të rriten ingerencat e të gjitha inspektorateve, ndërsa me masat e propozuara do të shmanget marrja e vendimit për orë policore.

Sipas Filipçes, pakoja e masave që tashmë është së bashku me ndryshimet ligjore në Kuvend është dimensionuar në mënyrë që qytetarët mund të funksionojnë, ndërsa megjithatë t’i jepet prioritet mbrojtjes së shëndetit publik.

“Ora policore nuk është zgjidhje e qëndrueshme. Atje ku masat nuk respektohen megjithatë do të ketë rritje të numrit të të sëmurëve”, tha Filipçe.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski publikoi se është pozitiv ndaj Kovid-19, Pasqyra klinike, siç ka shkruar në rrjetin social Fejsbuk, është e mirë, me simptoma të buta dhe është në vetizolim shtëpiak.

Kryeministri Zoran Zaev sot në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se ka marrë rezultatin e testit KOVID-19 dhe se ai ishte negativ.

“Shumë e rëndësishme është që të gjithë ne të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të të gjithë të tjerëve që na rrethojnë. Duke respektuar plotësisht masat dhe rekomandimet, secili prej nesh mund të kontribuojë në shëndetin publik. Të mbajmë maska ​​mbrojtëse, të mbajmë distancë fizike, të shmangim ngjarje të mëdha në grupe dhe në atë mënyrë bashkërisht do ta fitojmë betejën me KOVID-19”, shkroi Zaev në Fejsbuk.

Jo vetëm në shtet, numri i të infektuarve të rinj po rritet edhe në vendet e rajonit dhe në mbarë Evropën.

Drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Majk Rajan vlerësoi se Evropës i duhet përshpejtim serioz në luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe paralajmëroi se mungesa e kapacitetit për ndjekje efikase të kontakteve mund të sjellë deri në përkeqësimin e gjendjes.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...