Agjencia Zhurnal.KS
Covid 19 Maqedoni

Rritet numri i të infektuarve nëpër kopshte

Shkup, 25 tetor – Që nga rifillimi me punë i kopshteve të fëmijëve, është shtuar numri i edukatoreve të infektuara dhe i fëmijëve të izoluar. Deri më 22 tetor u evidentuan 67 të punësuar dhe 20 fëmijë të infektuar me Covid-19, 383 fëmijë dhe 67 të punësuar ndodhen në vetë-izolim, bëri të ditur për TVM-2, ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpanska.

Sipas saj situata është nën kontroll, nuk ka nevojë për panik, pasi që po veprohet në kohë në terren.   Një prej kopshteve që këtë javë ka regjistruar raste pozitive është edhe Kopshti “Fidani” në Shkup. Në mesin e të infektuarëve janë edukatorët edhe fëmijët.  Të tjerët që kishin pasur konakte janë në vetë-izolim.

Në “Intervistën e Javës” në TVM-2, drejtoresha e kopshtit “Fidani” Gzime Bakiu, tha se infektuari i parë, virusin korona e ka marrë jashtë instutucionit dhe më pas i njëjti është zgjeruar në mesin e të punësuarëve brenda kopshtit.   

“Kemi katër të punësuara me rezulate pozitive, një fëmijë për fatë keq me rezultat pozitiv të Covid-19, ndërsa katër janë në vetë-izolim. Çdo ditë dëgjohemi me të ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në kurim shtëpiak.”, tha Gzime Bakiu, drejtoreshëe kopshtit “Fidani”.  

Shqetësimi nga përhapja e virusit, është evidente edhe tek prindërit dhe të punësuarit. Bakiu për momentin vlerëson se nuk ka nevojë për të ndëritur procesi edukativo-arsimor për fëmijët. Sipas saj, është me rëndësi që të zbatohen përpiktë protokollet anti-covid dhe të detektohen rastet pozitive në fazë sa më të hershme.   

“Egziston ai shqetësim si nga ana e prindërve, ne i kuptojmë plotësisht, mirëpo edhe për ne nuk është e lehtë të përballemi me kësi lloj situate, prej ditë në ditë presim se çfarë do të ndodh. Por mendoj se përderisa bëjmë kujdes maksimal besojë se do ta tejkalojmë këtë situatë.”, tha Bakiu.  

Çdo vendim i ri në lidhje me vazhdimin ose ndërprerjen e punës së mëtejshme të kopshteve do të merret në bazë të analizave të mirëfillta të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse paralajmërojnë autoritetet kompetente. 

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...