Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Sekuestrohet marihuanë në Prilep, arrestohet një person

Prilep, 4 shtator, zhurnal.mk – Zyra e Jashtme për Punë Kriminale Prilep deri te PTHP Prilep ka shtruar kallëzim penal kundër T.N (53) nga Prilepi i dyshuar për vepër të kryer penale “prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorëve”, të parashikueshme dhe të dënueshme sipas nenit 215 KP të RMV.-së

Pas njohurive të marra operative se i denoncuari merret me prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, kumtuan sot nga MPB-ja, më 02.09.2020 me urdhër për bastisje të shtëpisë dhe hapësirave të tjera janë kryer bastisje në shtëpinë e të denoncuarit në Prilep dhe në uikend-shtëpinë në vendin e quajtur “Kishovicë”.

“Gjatë bastisjes, në uikend-shtëpinë dhe në oborr janë gjetur marihuanë dhe 59 fidanë kanabis”, theksohet në kumtesë. Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Prilep T.N. i ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...