Agjencia Zhurnal.KS
Shëndetësi

Sëmundja Parkinson: Një çrregullim gjatë gjumit mund të jetë shenjë që mund të jeni në rrezik

Simptomat e sëmundjes Parkinson lidhen kryesisht me lëvizjen sepse përfshin humbjen e qelizave nervore në pjesën e trurit përgjegjëse për prodhimin e dopaminës.

Dopamina vepron si një lajmëtar midis pjesëve të trurit dhe sistemit nervor që ndihmojnë në kontrollimin dhe koordinimin e lëvizjeve të trupit. Nëse këto qeliza nervore vdesin ose dëmtohen, sasia e dopaminës në tru zvogëlohet. Zbulimi i shenjave të hershme të sëmundjes është thelbësor dhe nëse vuani me këto çrregullime të gjumit, kjo mund të tregoj që ju mund të jeni në rrezik.

Një studim ka zbuluar se një çrregullim i caktuar në tru është i lidhur me zonën ku gjenden qelizat nervore prodhuese të dopaminës, duke sugjeruar që çrregullimi është një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes Parkinson, shkruan Express.co.uk.

Botuar në The Lancet, studimi zbuloi se pacientët që vuajnë nga një çrregullim i gjumit i njohur si çrregullim i lëvizjes së shpejtë të syve gjatë gjumit kanë një rrezik të zhvillimit të sëmundjes Parkinson.

Studimi gjeti gjithashtu një mundësi të çmendurisë në të ardhmen, për shkak të mungesës së dopaminës në tru.

Alessandro Arrigo, doktor okulist tha: “Kjo çon në deficite të lëvizjes dhe dridhje, të cilat janë simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje. Por simptoma të tjera, të palidhura me koordinimin motorik dhe të lëvizjes, gjithashtu mund të ndihmojnë në sinjalizimin e zhvillimit të sëmundjes. Ashtu si syri është një dritare në trup, sistemi vizual është një dritare për çrregullimet e trurit”.

Sipas Klinikës Mayo: “Çrregullimi i lëvizjes së shpejtë të syve gjatë gjumit është një çrregullim i gjumit në të cilin ju fizikisht veproni ëndrra të gjalla, shpesh të pakëndshme me tinguj zanor dhe lëvizje të papritura, shpesh të dhunshme të krahëve dhe këmbëve gjatë gjumit”.

Sipas Fondacionit Michael J Fox, mosha është faktori më i madh i rrezikut për sëmundjen e Parkinsonit: “Shkencëtarët besojnë se qelizat tona mund të jenë më të ndjeshme ndaj dëmtimeve kur plaken. Për më tepër, me kalimin e kohës shprehja e gjeneve tona mund të ndryshojë, gjë që mund të shkaktojë një zinxhir të ngjarjeve qelizore që çojnë në sëmundjen e Parkinsonit”.

Vizitoni mjekun tuaj nëse shqetësoheni se mund të keni simptoma të sëmundjes Parkinson.

Postime të ngjashme

Çfarë mund të tregojnë rrudhat në ballë për shëndetin e zemrës

admin

Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

admin

Rastet kur nuk duhet të përdorni vaj kokosi

S.B.

Pija shëruese me xhenxhefil që lufton viruset, lehtëson dhimbjen e kyçeve dhe problemet e tretjes

S.B.

Kontrolloni sytë tuaj për shenja të hershme të sëmundjes së zemrës

S.B.

Raporti i ri i AstraZeneca thotë se vaksina ishte 76 për qind efektive në parandalimin e simptomave të COVID-19

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...