Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Serbia shkel marrëveshjen e Washingtonit, falenderon Angolën që nuk po e njeh Kosovën

Kryediplomati i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka shkelur me dy këmbët marrëveshjen e nënshkruar në Washington, derisa ka falënderuar ambasadorin e Angolës për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Daçiq sot ka takuar ambasadorin e ri të Angolës në Beograd, Alcino dos Prazeres Isata Francisco da Conceicao, të cilin e ka falënderuar që Angola respekton ‘integritetin territorial të Serbisë’, shkruan KosovoOnline.

Këto fjalë të Daçiq janë thënë pasi që ambasadori i Angolës ka konfirmuar se shteti i tij nuk do të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Kosova dhe Serbia në Washington ishin pajtuar për një moratorium një vjeçar, sipas të cilit, Kosova do të pushojë së kërkuari anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, derisa Serbia do të pushojë kampanjën e saj kundër Kosovës përmes ‘çnjohjeve’.

“Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë”, thuhet në pikën e parafundit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...