Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Shahpaska: Nënat me pushim të vazhduar të lindjes nuk janë grup rreziku

Shkup, 15 shtator – Tashmë kur çerdhet u hapën, është e pakuptimtë që prindërit e fëmijëve nga 0 deri në 6 vjeç të rrinë në shtëpi, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Ajo në konferencën e sotme ritheksoi vendimin e djeshëm qeveritar – se më 23 shtator këta prindër dhe nënat të cilave u ishte vazhduar pushimi i lindjes duhet të kthehen në punë. Lehonat të cilave u ka mbaruar pushimi nuk janë grup rreziku, tha ajo, duke shtuar se në çerdhet ka mjaftueshëm vende të lira.

“Analizat tona treguan se shumë prindër edhe pse i kanë regjistruar fëmijët e tyre, megjithatë nuk i dërgojnë në çerdhe”, u përgjigj Shahpaska, duke e cekur edhe protestën e paralajmëruar që do të organizohet të enjten para godinës së Qeverisë.

Ministrja e Punës Sociale, e konfirmoi edhe rastin me fëmijën 15 muajsh që është infektuar në një çerdhe të Shkupit, duke shpjeguar se fëmija në çerdhe ka qëndruar vetëm një orë, kurse gjatë ditës së sotme janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe është bërë dezinfektim në të gjithë institucionin.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...