Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Shapaska: Themelohet trup me profesionistë, Siljanoska: Duhet të ketë njerëz të kualifikuar

Shkup, 20 tetor – Opozita ka kërkuar kritere më të rrepta në zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalimin e Diskriminimit gjatë debatit të sotëm publik mbi Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili është përsëri në procedurë parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi atë në maj, sepse nuk u votua me shumicë votash.  

Ndërkohë ministrja për Punë dhe Politikë Sociale  Jagoda Shahpaska thotë se do të themelohet trup i pavarur i përbërë me njohës të fushës.  

“Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi është një trup i pavarur, them i pavarur pasi që do të përbëhet nga shtatë profesionistë me shtatë vjet përvojë punë në fushën e të drejtave të njeriut dhe pesë vjet përvojë në sferën barazi dhe mosdiskrinim.”,- deklaroi ministrja për punë dhe politikë sociale, Jagoda Shahpaska.  

“Nuk është mjaftueshëm që të shënoni 240 kredi dhe shtatë vjet përvojë në sferën e lirive dhe të drejtave por kritere më konkrete. Vërejtjet e Komisionit të Venedikut janë që nuk është mirë që të ketë rizgjedhje edhe unë jam i këtij mendimi. Paramendoni mandat pesë plus pesë vjet, duhet të ketë njerëz të kualifikuar për këtë materie.”,- tha kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta, Gordana Siljanoska.  

Përfaqësues të shoqatave  joqeveritare thonë se qëllimi  është që të sigurohet proces transparent dhe gjithëpërfshirës që më në fund të zgjidhen njerëz me meritë dhe jo sipas përkatësisë partiake. Gjatë monitorimit të gjendjes lidhur me mosdiskriminimin  sipas tyre hasin në përvoja negative.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...