Agjencia Zhurnal.KS
Bota

SHBA aprovon shitjen e armëve për Tajvanin në vlerë mbi 1.8 miliardë $

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ka aprovuar shitjen e municionit raketor, sistemit raketor HIMARS dhe sistemit radar Tajvanit në vlerë prej 1.811 miliardë dollarë.

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ka aprovuar shitjen e municionit raketor, sistemit raketor HIMARS dhe sistemit radar Tajvanit në vlerë prej 1.811 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia për bashkëpunim të sigurisë e SHBA-ve lëshoi tre njoftime të ndara në të cilat thuhet se lajmërimi për ‘dritën e gjelbër’ për shitjen e armatimit ndaj Tajvanit është dërguar edhe në Kongresin Amerikan.

Është aprovuar shitja e 135 raketa kryqëzuese AGM-84H SLAM-ER dhe pajisje përcjellëse.

SHBA para do kohe aporovoi edhe shitjen e avionëve F-16 për Tajvanin edhe atë modelet F-16C që është menduar për përdorimin e raketave kryqëzuese me një distancë prej 250 kilometrash.

Përveç raketave kryqëzuese, SHBA po ashtu miratoi edhe shitjen e 11 sistemeve raketore HIMARS, 64 sistemeve raketore taktike për forcat tokësore, shtatë automjete të sofistikuara ushtarake dhe një kontigjent armësh të vogla dhe municionesh për Tajvanin. U miratua gjithashtu shitja e sensorëve MS-110 për avionët F-16 dhe katër stacione bazë për këto pajisje.

Vlera e përgjithshme e shitjes së armëve për Tajvanin arrin në 1.811 miliardë dollarë.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...