Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Shilegov: Ka vullnet politik për të vazhduar procesi i decentralizimit

Shkup, 4 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe kryetar i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot deklaroi se ka vullnet politik të vazhdohet procesi i decentralizimit në vend.

“Procesi i bisedave me pushtetin qendror dhe me kryeministrin Zaev tashmë ishin në vijim kur na ndodhi të caktohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe për fat të keq na ndodhi pandemia me koronavirusin. Ne jemi mjaft të përparuar në atë proces dhe mendoj se për një periudhë shumë të shkurtër do të mund të përkushtohemi në sjelljen e ligjdhënies, e cila do të thotë hyrje në fazën e dytë të decentralizimit”, tha Shilegov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për ndërtimet ilegale në vend.

Informon se me shumë ministri janë harmonizuar se cilat veprimtari, në ç’farë vëllimi, me cilin kualitet dhe kuantitet do të lëshohen, përkatësisht të transferuara te njësia e vetëqeverisjes lokale. “Ngujuam rreth financave, që është çështje shumë e logjikshme. Nuk mundeni vetëm të ndërmerrni obligime pa u siguruar burim stabil i financimit”, tha Shilegov. Informon se kanë pasur biseda me Ministrinë e Financave, por ato ishin ndërprerë për shkak të zgjedhjeve dhe pandemisë. Pret të vazhdojë ai proces.

“Është shumë e rëndësishme se vazhdimësia e qeverisjes së LSDM-së ësht e pranishme sepse LSDM ka formuar vullnet politik edhe nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe nga ana e ministrave në Qeveri, dhe në përgjithësi si vendim politik të vazhdohet procesi i decentralizimit. Sepse pushteti mund të jetë i mirë vetëm nëse është afër qytetarëve, ndërsa më afër qytetarëve nga vetëqeverisja lokale thjeshtë nuk është e mundur”, sqaroi Shilegov.

Ai tha se si kryetar i BNJVL-së dhe kryetar i Qytetit të Shkupit kanë shënuar siç janë anomalitë e sistemit, ku duhet të ketë korrigjime të vendimeve ligjore me qëllim që të merret një mundësi serioze dhe funksionale dhe pastaj pushtet përgjegjës nga shteti.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...