Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Shilegov: Për ndërtimet joligjore duhet bashkëpunim mes Qytetit të Shkupit dhe komunave të Shkupit

Shkup, 17 shtator – Zhurnal.mk – Tani ekzistojnë rreth 140 ndërtime joligjore në territorin e Qytetit të Shkupit. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, si dhe më parë, përsëriti se ky institucion nuk ka autorizim mbi to dhe se për këtë është i nevojshëm bashkëpunimi me të gjitha komunat e Shkupit dhe kryetarët e komunave. Ai pret që zgjidhje për këtë të gjendet me zbatimin e mëtejshëm të decentralizimit.

“Unë kam shprehur mendimin tim disa herë në periudhën e kaluar për funksionimin e inspektimeve në territorin e Qytetit të Shkupit, të cilat kanë kompetenca të përziera. Unë pres që në procesin e decentralizimit, të fitohet përfundimisht pluralizëm kur bëhet fjalë për mbikëqyrje inspektuese mes qytetit dhe komunave, në mënyrë që Qyteti të ketë një farë lloj kontrolli mbi zhvillimet në terren”, tha Shilegov duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në komunën e Aerodromit.

Statistikat tona, shtoi Shilegov, tregojnë se për momentin ka rreth 140 ndërtime joligjore në territorin e Qytetit dhe se kjo është diçka për të cilën të gjithë kryetarët e komunave duhet të ndërmarrin masat e duhura.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...