Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Shkup/ Aerodromi dhe Çairi në krye të listës me më së shumti raste aktive me Covid 19

Shkup, 2 shtator – Zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë informon se numri i përgjithshëm të diagnostifikuar me covid në vendin tonë, nga fillimi i epidemisë është 14600, numri i të shëruarve 11741 ndërsa i të vdekurve 606, njofton Zhurnal.

Për momentin, numri i rasteve aktive në vendin tonë është 2253 pacientë, prej të cilëve, më së shumti janë nga Shkupi – 757, Kumanova 300, dhe Gostivari 174.

Në Shkup, më së shumti ka në dy komuna, në Çair dhe Aerodrom me nga 94 raste aktive.

Më pas vijojnë Kisella Voda me 91 raste aktive, Gazi Baba me 87, Qendra 83 dhe Karposhi 81.

Pak më pak kanë Buteli me 53 dhe Gjorçe Petrovi 44. Më pas vijojnë Shuto Orizarja 29, Studeniçani 26, Saraji 22, Haraçina 13 dhe Ilindeni 12.

Nën numrin dhjetë të rasteve aktive janë Sopishtja me 6, Çuçer Sandeva 3, Petroveci 8 dhe Zelenikova 2.

Nëntë persona të infektuar janë të huaj.

Nga Ministria thonë se pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në distribuimin e komunave në Shkup.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...