Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Shoferët skeptik për masën 50% të udhëtarëve

Shkup, 22 tetor – Plotësimi deri në 50% i kapacitetit të autobusëve është masa e re që duhet të respektohet nga qytetarët, por edhe nga drejtuesit e autobusëve. Mirëpo vozitësit shprehen skeptik për realizueshmërinë e  kësaj mase.

Mejdi Bllaca – vozitës privat në linjën numër nëntë, thekson se grumbulli në autobusëve në këtë linjë është përditshmëri. Kjo, sipas tij, për shkak të numrin të vogël të autobusëve që qarkullojnë në këtë linjë, në krahasim me numrin e madh të udhëtarëve. Sipas tij, vozitësit e kanë të vështirë të bëjnë kontrollimin e udhëtarëve gjatë vozitjes.   

“Pikë së pari kjo është një çështje që nuk mundet të realizohet për shkak se ne si vozitësit nuk jemi policë as nuk mundemi të ngrihemi nga vendi i punës tonë të shohim sa njerëz janë futur brenda në autobus dhe sa dalin. Kështu që për mua kjo masë është e parealizueshme.”,- tha vozitësi, Mejdi Bllaca.  

Ai thekson se në disa linja është e nevojshme rritja e numrit të autobusëve apo rikthimi i linjave të rregullta.   

“Është e domosdoshme të rritet numri i autobusëve, të lëshohen linjat e rregullta që janë. Po flasim për linjën numër 9 që është prej lagjes Veri deri te Spitali “Nënë Tereza”. Linja e rregullt është në gjashtë minuta, kurse tani jemi në nëntë minuta. Kështu që në qoftë se kthehet në atë mënyrën e rregullt, atëherë s’besoj që do të ketë problem dhe rrëmujë nëpër autobusë.”,– tha vozitësi, Mejdi Bllaca.  

Qytetarët, ankesa për pritje të gjatë të autobusëve  

Nga ana tjetër qytetarët ankesën kryesore e kanë me atë se për shkak të reduktimit të numrit të autobusëve, duhet të presin kohë të gjatë nëpër stacione.   

“Tani nuk ka kurrfarë rendi. Asnjëherë nuk ka qenë kështu. Duhet t’i presim shumë gjatë autobusët.”,- tha një qytetar.   “Varet se në cilin autobus. Te disa autobusë ka më shumë rrëmujë, te disa të tjerë jo. Unë vozitem me numrin 57 dhe aty nuk ka edhe shumë.”,- theksoi një qytetar.

Ndërkohë, nga NQP – Shkup bëjnë me dije se ditën e nesërme për shkak të festës shtetërore “23 tetorit”, linjat do të funksionojnë sipas planit vozitës të ditës së diel. 

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...