Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Shpenzohen 6.7 milion euro për blerje emergjente për mbrojtje nga Covid-19

Shkup, 30 shtator, zhurnal.mk – Në gjashtë muajt e parë të krizës, 6.7 milion euro u shpenzuan në blerje emergjent për mbrojtje nga coronavirusi, tregon raporti nga hulumtimi i Qendrës për Komunikime Civile.

Me 2.2 milion euro, sipas shumës së kontratave të lidhura, udhëheq Ministria e Brendshme, e cila, siç tregohet në hulumtim, përbën një të tretën e vlerës së këtyre kontratave.

“-43% e vlerës së të gjithë tenderëve u përkisnin vetëm pesë kompanive, megjithëse gjithsej 186 kompani fituan një tender në lidhje me coronavirusin.

– Për 68% të marrëveshjeve të lidhura, institucionet shkelën detyrimin ligjor për të publikuar marrëveshjet brenda dhjetë ditëve nga nënshkrimi.

-Një në tre kontrata të blerjet publike në lidhje me coronavirusin ishte negociuar me vetëm një ofertues.

-Ka ndryshime të konsiderueshme në çmimet e maskave të blera, kostumeve dhe dorezave.

– Një pjesë e kontratave nuk përmbajnë një përshkrim të saktë të produkteve që u blenë, gjë që lë hapësirë ​​për abuzime në zbatimin e kontratave”, thuhet në hulumtimin e Qendrës për Komunikime Civile.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...