Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Shtatë lojtarë të Genoas akoma me Covid-19

Trajneri i Genoas, Rolando Maran, është duke u përgatitur të përballet me Hellas Veronan sonte (e hënë), ndërsa shtatë lojtarë nuk i ka në dispozicion për shkak të infeksionit me coronavirus.

Në ekipin e Grifoni akoma nuk janë kthyer shtatë lojtarë, ndërsa Tuttosport raportonin se ndryshimi më i madh mund të jetë në pozitën e Mattia Perin.

Alberto Paleari, i cili u transferua para mbylljes së afatit kalimtar veror, mund ta zë vendin portierit të huazuar nga Juventusi, edhe pse ai e ka kaluar sëmundjen.

Davide Zappacosta, Lukas Lerager, Francesco Cassata, Mattia Destro, Petar Brlek, Domenico Criscito e Darian Males – janë emrat e lojtarëve të infektuar me COVID-19.

Genoa është ndër klubet më të goditura nga COVID-19, pasi 17 futbollistë ishin infektuar me coronavirus. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...