Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Shtatëvjeçari që ngjitet murit të lartë, ashtu si super-heroi i tij i preferuar

Një djalë shtatë vjeçar është quajtur një Spider-Man në jetën reale pasi u filmua duke vepruar sikurse superheroi i tij i preferuar dhe duke u ngjitur në një mur të lartë rreth 3 metra në Indi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura në Kanpur në shtetin e Uttar Pradesh tregojnë Yasharth Singh duke përdorur krahët dhe këmbët për tu ngjitur me lehtësi në murin e lartë në shtëpinë e tij familjare pa ndihmën e ndonjë pajisjeje sigurie.

Nxënësi i shkollës fillore i heq duart me siguri nga muri përpara se të kthehet ngadalë në tokë dhe të përsërisë veprimin.

Në klip, Yasharth qëndron në cep të një dhome dhe vendos duart dhe këmbët e zhveshura përballë dy mureve.

Ai mbërthehet mes dy mureve dhe tërheq trupin e tij deri në tavan.

“Unë një herë pashë një film të Spider-Man dhe me të vërtetë dëshiroja të isha në gjendje të ngjisja mureve ashtu si ai”, ka thënë ai.

“Fillova të përpiqem por herën e parë që bëra, rashë poshtë. Vazhdoja të praktikoja dhe përfundimisht një ditë mund të ngjitesha. Unë thirra vëllain tim i cili thirri prindërit e mi”.

“Të gjithë ishin të habitur, por ata më kërkuan që të mos ngjitesha më sepse mund të rrëzohesha dhe të lëndohesha, por unë i binda ata se unë mund të ngjitem”.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...