Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Shtetasit e Maqedonisë për të hyrë në Slloveni u nevojitet test negativ PCR jo më i vjetër se 48 orë

Shkup, 1 tetor – Zhurnal.mk – Për hyrjen në Slloveni të shtetasve të vendeve të treta, në mesin e tyre edhe të Maqedonisë së Veriut, do të nevojitet test negativ PCR jo më i vjetër se 48 orë, publikoi Ambasada e Sllovenisë në vend.

“Testi duhet të bëhet në laboratorë referentë në shtete ndërsa në Maqedoninë e Veriut ky është Instituti për Shëndet Publik në Shkup”, thekson Ambasada.

Në kumtesën e Ambasadës të publikuar në Fejsbuk, shtohet se vlen edhe përjashtimi për hyrje në vend pa test dhe karantinë, me qëllim të mbajtjes së kontakteve me anëtarët më të ngushtë të familjes, ndërsa personi kthehet në afat prej 72 orësh si edhe për kalimin e kufirit për fëmijë nën 14 vjeç vetëm nëse udhëtojnë me ndonjë anëtar më të ngushtë të familjes i cili ka paraqitur testin negativ.

Vendimi i Qeverisë sllovene për hyrjen e shtetasve të vendit në shtet hyn në fuqi nga sot.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...