Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Shtyhet dialogu Kosovë-Serbi, shkak koronavirusi

Një takim i ri midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh, i paraparë të zhvillohet të hënën në Bruksel, është shtyrë, për shkak të situatës së krijuar me koronavirusi.

Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një postim në Twitter.

Një ditë më herët, Lajçak ka konfirmuar se të hënën do të zhvillohet takimi midis shefave të dy ekipeve negociatore, Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriç.

Ai ka thënë se temë e diskutimeve do të jenë pretendimet financiare dhe ato pronësore midis dy vendeve.

Lajçak nuk dha detaje se për sa kohë është shtyrë takimi i radhës. Disa shtete të Evropës, përfshirë Belgjikën, janë duke u përballur me rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Procesi është zhvilluar gjatë gjithë kohës me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-së.

Këtë muaj në Uashington, dy palët kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...