Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Shuhet zjarri në ndërtesën e SÇE-së, nuk ka të lënduar (Video)

Shkup, 9 shtator – Zhurnal.mk – Është shuar zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ndërtesën në kejin “Dimitar Vllahov” në qendër të Shkupit, ish-objekti i Bankës komerciale, në pjesën ku tani ndodhen institucionet shtetërore.

Sipas informacioneve fillestare është shkaktuar dëm material në ndërtesën ku janë të vendosura Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Agjencia Informative Mediatike.

Para ndërtesës aktualisht është një ekip i MIA-së dhe punonjësit në disa institucioneve shtetërore. Të punësuarit që u gjetën herët në mëngjes në ndërtesë, u evakuuan me kohë.

Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Shkup, Vlladimir Simonovski thotë se nuk ka persona të lënduar sepse në momentin që është shkaktuar zjarri, ende të punësuarit nuk kishin arritur në punë.

“Zjarri është lokalizuar. Kishim vështirësi përshkak se të punësuarit nuk kishin arritur në vend dhe nuk e dinim si janë të vendosura zyrat në ndërtesë. Morëm një plan nga të punësuarit e MIA-s dhe pastaj ishte më lehtë për ne. Arsyeja e zjarrit është instalimi elektrik. Në intervenim kishte një person që nuk mund të merte frymë si duhet por pas intervenimit të ekipit të ndihmës së shpejtë dhe pas dhënies së oksigjenit, gjendja e tij shëndetësore është stabile”, tha Simonovski.

Në zjarrin që u shkaktua sot në Qendër të Shkupit, u dogjën disa hapësira të Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor. Zjarri nuk ka kapluar zyrat e Sekretariatit për Çështje Europiane. SÇE ndohet në katin e katërt.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...