Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Sisteme mobile për incizim me kamera për policët nga Tetova

Tetovë, 3 shtator, zhurnal.mk – Policët e Tetovës do të mbajnë me vete sisteme mobile me kamera të cilat do të incizojnë derisa kryejnë aktivitetet për kontroll të sigurisë në komunikacion, informojnë nga SPB Tetovë. Kamerat janë donacion nga SHBA-ja.

“Sektori për punë të brendshme Tetovë prej sot filloi me zbatimin e risisë së rëndësishme në funksionimin e përditshëm, tani për tani si pilot projekt në sferën e komunikacionit, ndërsa kjo do të vendoset edhe në aktivitete tjera policore. Për këtë qëllim, nëpunësit policorë të angazhuar për kontroll dhe siguri në komunikacionin e rajonit Tetovë-Gostivar tani më janë të pajisur me sisteme mobile për incizim me kamera, donacion nga SHBA-ja, të cilët do t’i shfrytëzojnë në terren gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve të planifikuara, të rregullta dhe të veprimit”, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Me këto sisteme do të incizohet, audio dhe video, tërë komunikimi mes nëpunësve policorë dhe qytetarët e përfshirë me aktivitetet kontrolluese.

“Qytetarëve paraprakisht do t’u tregohet, gjegjësisht sqarohet se komunikimi i trye po incizohet. Në këtë mënyrë pritet efikasitet më i madh në zbatimin e aktiviteteve dhe ulje e keqpërdorimeve të mundshme nga qytetarët ose nëpunësve policorë”, potencoi zëdhënësi i policisë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...