Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

S’ka akoma konkurs për Avokatin e Popullit, Stoillkovski: Avokati, me propozim të opozitës

Shkup, 27 shtator – Kuvendi nuk ka filluar akoma procedurat e nevojshme për zgjedhjen e Avokatit të popullit ndërkohë që rrezikohet shkelja e afateve ligjore. Ixhet Memetit i skadon mandati në dhjetor, kurse ligji, tre muaj përpara, parashikon shpalljen e konkursit për avokat të ri nga komisioni kompetent parlamentar. Kjo temë mes partive parlamentare as nuk është diskutuar.

Shumica parlamentare nuk komenton. Ndërkohë, agjenda e Kuvendit vazhdon të jetë shumë e varfër edhe pse e presin edhe procedura të tjera shumë të rëndësishme. Po në dhjetor skadon edhe mandati i anëtarëve të KSHZ-së.

Anëtarët aktual u zgjodhën në korrik të 2018-tës, me mandat 6 mujor, për të zbatuar referendumin. Në dhjetor të po të njëjtit vit, atyre ju vazhdua mandati edhe për 2 vite. Premtimet ishin që përbërja e KSHZ-së do të shndërrohej nga politike në përbërje ekspertësh, kurse përzgjedhja do të bëhej gjashtë muaj para çdo cikli zgjedhor. Që atëherë, kjo ide nuk ka parë më dritë. Shumica nuk komenton as për këtë çështje.

Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja thotë se nuk ka as bisedime ndërpartiake. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa mbështesin modelin aktual të përbërjes së KSHZ-së por kërkojnë të kenë brenda përfaqësuesin e tyre.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...