Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

S’ka surpriza te ‘Ligjet’, rrëzohet dekreti i Metës, Kodi Zgjedhor të enjten për rivotim në Kuvend

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar sot dekretin e Metës për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Nga 17 anëtarë prezentë, 15 votuan kundër dekretit kurse vetëm 2 pro, Alimadhi dhe Lita.

Pas një debati për më shumë se 2 orë, mazhoranca i ka qëndruar bindjes se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhen miratuar që të fillojë puna për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit të 2021.

Opozita parlamentare tek ‘ligjet’ ka qenë e përçarë, me disa deputetë pro dhe disa kundër dekretit të Metës.

Në seancë ka qenë dhe vetë këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj që ka kërkuar pranimin e dekretit për kthim të Presidentit si dhe një pritje të opinionin të Komisionit të Venecias që do u përgjigjet 8 pyetjeve të ngritura.

”Do dëshiroja të komentoja, dy qasje të dy deputetëve. Do respektoj qëndrimin tuaj. Presidenti siç e ka shprehur, në 21 tetor i është drejtuar Venecias me një kërkesë që tashmë Kuvendi e disponon me 8 pyetje. Janë ato pyetje siç një nga deputetët e tha për të bërë një lexim objektiv nga një aktor i paanshëm, ndërkombëtar, autor i kodit të praktikave të mira. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, Presidneti i është drejtuar autorit të këtyre praktikave për të marrë opinion.
Presidenti vlerëson se pas kthimit në Kuvend, mazhoranca duhet të reflektojë. Duke siguruar njëkohësisht opinionin final të Venecias dhe duke thirrur dialog në Këshill Politik. Prandaj kërkojmë pranimin e dekretit dhe pritjen e Komisionit të Venecias. ”- tha Bledar Dervishaj.

Tashmë Kodi Zgjedhor siç deklaroi dhe Rama do të shkojë në Kuvend të enjten për t’u rivatuar nëpërmjet rrëzimit ose jo të dekretit të Metës.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...