Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

S’ka vendim për mjeken që mbylli dermatologjinë

Shkup, 22 tetor, zhurnal.mk – Pas gati tetë muajsh, nuk ka asnjë vendim gjykate, nëse ish drejtoresha e dermatologjisë, Nina Caca Biljanovska nuk veproi qëllimisht sipas rekomandimeve dhe eventualisht kontribuoi në përhapjen e virusit korona. Ajo u dënua fillimisht dhe duhej të paguante 10,000 euro, sepse në vend që të izolohej, pasi u kthye nga skijimi në Itali më 29 shkurt, ajo shkoi në punë dhe mbylli tërë klinikën e dermatologjisë. Biljanoska ankimoi vendimin, por deri më tani seancat janë shtyrë pasi nuk ka mundur t’i mbledh provat e nevojshme. Gjykata tani do t’i kërkojë ato me detyrë zyrtare nga Instituti i dermatologjisë. Prokuroria e ndjek mjeken në bazë të Nenit 205 të Kodit Penal- transmetimi i sëmundjes ngjitëse.

Kodi penal neni 205, paragrafi 1

“Personi që me shkeljen e dispozitave ose urdhrave me të cilat organi kompetent përcakton kontrolle, dezinfektim, ndarjen e të sëmurëve ose masa tjera për pengimin e sëmundjeve ngjitëse te njerëzit ose me punësimin ose mbajtjen e personit që është i sëmurë me sëmundje ngjitëse, me kryerjen e marrëdhënieve intime ose në mënyrë tjetër, shkakton përhapjen e sëmundjes ngjitëse, do të dënohet me para ose burg deri në tre vjet”.

Në fund të shkurtit, kur rastet e para të simptomave të koronavirusit u shfaqën në vend, në kundërshtim me protokollet shëndetësore, Biljanovska nuk u izolua. Megjithëse rekomandimet ishin për këdo që kthehej nga vendet e huaja të shkojë në izolim katërmbëdhjetë ditësh, ajo shkoi në Klinikën e Dermatologjisë ku ishte drejtoreshë. Biljanovska u kthye nga skijimi në Itali. Përveç se në punë, ajo ishte edhe te një parukiere dhe një simpozium shkencor. Klinika e dermatologjisë u mbyll përkohësisht dhe disa nga kolegët e saj dolën pozitivë me KOVID 19, dhe disa të tjerë përfunduan në izolim. Dënim për sjelljen joprofesionale të Biljanoskës erdhi gjithashtu nga Oda e Mjekëve, e cila njoftoi se do të presin një vendim të plotfuqishëm/të formës së prerë, dhe do të vendosnin nëse do t’i merret licenca e punës.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...