Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Sot dy protesta në Shkup kundër shtrenjtimit të rrymës

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Dy marshe protestuese kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike janë paralajmëruar për pasdite në Shkup.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev dje në konferencë për shtyp paralajmëroi protestë të re për pasdite kundër shtrenjtimit të rrymës.

Siç tha ai, protesta do të fillojë në ora 14:00 para Komisionit rregullator për energjetikë dhe një orë me automobila do ta bllokojnë udhëkryqin dhe rrugët para Komisionit rregullator.

Protesta, tha Janushev, do të fillojë para “Palloma Bjankës”.

Protestën e parë qytetare të paralajmëruar, VMRO-DPMNE-ja e mbajti të mërkurën.

Edhe Konfederata e organizatave sindikale nga ora 18:00 paralajmëroi marsh protestues që do të fillojë nga “Çairçanja” dhe do të përfundojë para Komisionit rregullator për energjetikë dhe Kuvend.

Qëllimi i organizimit, siç kumtuan prej atje, është 10 deri në 20 automjete dhe qindra qytetarë, në shenjë pakënaqësie që të shprehet revoltë për procedurën dhe iniciativën për shtrenjtimin e rrymës.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...