Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Sot në Kuvend debatohet për propozim ligjet për arsim fillor dhe të mesëm

Shkup, 21 shtator – Zhurnal.mk – Kuvendi sot do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar.

Në elaborimin e ligjeve për arsimin fillor dhe për atë të mesëm, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska javën e kaluar tha se ndryshimet nuk janë nga vëllimi dhe kompleksiteti i madh dhe shtoi se këto ndryshime ligjore janë të nevojshme për zhvillim të sigurt dhe papengesa të procesit edukativo-arsimor gjatë vitit shkollor.

Në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, viti shkollor të mund të fillojë dhe të përfundojë në kohë të ndryshme për çka duhet të vendos Qeveria, parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar. Si rrethana të jashtëzakonshme, në ligjet, theksohen gjendja e shpallur e krizës, shpallja e epidemisë, gjegjësisht pandemia, zjarre, vërshime ose fatkeqësi tjera natyrore. Vendimi i Qeverisë mund të sillet në tërë territorin e republikës ose në pjesën e saj.

Gjithashtu parashihet që në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme të organizohen aktivitete jashtëmësimore për nxënësit lidhur me zhvillimin e tyre personal, socio-emocional dhe psikologjik. Për pjesëmarrjen në këto aktivitete jashëmësimore në rrethana të jashtëzakonshme parashihet që mësimdhënësi të mbajë vetëm evidencë për praninë e nxënësve dhe nuk jepet shtesë në dëftesë.

Në shkollën fillore në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, kur mësimi organizohet përmes mësimit në distancë, mund të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve nëse plotësohen kriteret dhe kushtet në pajtim me protokollet shëndetësore për llojin përkatës të shkollës të sjella nga Qeveria në pajtim me ligjin, gjendjen epidemiologjike në rajonin e komunës në të cilën gjendet shkolla, numri i nxënësve në paralele dhe kushtet hapësinore dhe higjienike sanitare në shkollë.

Në shkollat e mesme do të mund të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve ose përmes mësimit në distancë, me zbatimin e mësimit për komunikim elektronik.

Në rrethana të tilla, siç theksohet, për kohëzgjatjen e orës për numrin maksimal të nxënësve në paralelet në arsimin fillor dhe të mesëm do të vendosë gjithashtu Qeveria.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...