Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Sot, protestë me automobila nga VMRO-DPMNE në Shkup dhe në Shtip

Shkup, 23 tetor, zhurnal.mk – VMRO-DPMNE për sot paralajmëron protestë të re me automobila kundër, siç thonë ata, mafies dhe për liri dhe drejtësi.

“Më 23 tetor – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, dita kur u formua Organizata Revolucionare Maqedonase, VMRO-DPMNE organizon protestë me automjete kundër mafies për drejtësi dhe liri. 127 vjet VMRO, 30 vjet VMRO-DPMNE. 127 vjet nga data e ndritshme për Maqedoninë, për mosbindjen maqedonase të treguar ndër shekuj, ditën kur fillon kryengritja e organizuar kundër tiranisë, momenti kur fillon lufta për liri, drejtësi dhe shtet. Sot ne kemi shtetin, por nuk kemi lirinë që duam, nuk kemi drejtësinë që na nevojitet, ne po luftojmë për ndjenjën kombëtare që po na mohohet”, thuhet në kumtesën e protestës.

Protesta do të fillojë në orën 12 nga QS Boris Trajkovski dhe QS Jane Sandanski dhe do të përfundojë para Kuvendit ku do të mbajë fjalim kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Pas fjalimit, protesta me vetura do të vazhdojë nga Shkupi për në Shtip përmes autostradës Goce Delçev, dhe në Shtip do të përfundojë para Shkollës së mësuesve ku mësonin Goce Dellçev dhe Damjan Gruev.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...