Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Spasovski- Bërnz: Konfirmohet partneriteti dhe bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Shkup, 21 shtator – Bashkëpunimi, partneriteti dhe miqësia e jashtëzakonshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së u konfirmuan edhe njëherë në takimin e sotëm të punës midis ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ambasadores amerikane, Kejt Mari Bërnz, e shoqëruar nga Daglas V. Mejden, menaxher programor i ICITAP- Programit dhe Hit Vard, zyrtar rajonal i sigurisë që u mbajt në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Theksi i takimit, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, është vendosur në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit njerëzor, emigracionit të paligjshëm, terrorizmit dhe krimit kibernetik.

Ministri Spasovski vuri në dukje intensitetin e pandalur në përpjekjet për ta forcuar profesionalizmin e policisë i cili do të kontribuojë në tejkalimin me sukses të sfidave në aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Bashkëbiseduesit në takim edhe një herë e konfirmuan partneritetin dhe bashkëpunimin, ndërsa ministrit Spasovskit i shprehën urime për sukses në punën e mëtejshme në krye të MPB-së.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...