Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Spotet e VMRO-DPMNE-së me personazhin e Ruskoskës kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore te Prokurorja

Shkup, 23 shtator, zhurnal.mk – Nis Gjykimi për padinë e prokurores Villma Ruskoska ndaj partisë opozitare VMRO DPMNE. Në Gjykatën Civile nuk erdhën as Ruskoska e as përfaqësuesit e VMRO-së . Padia gjyqësore për shpifje është kundër kryetarit, Hristijan Mickoski, ish sekretarit të përgjithshëm Igor Janushev, VMRO-DPMNE dhe Koalicionit. Prokurorja kërkon 10 mijë euro për shpifje për përdorimin e saj në videot parazgjedhore të opozitës. Sipas avokatit të VMRO DPMNE-së, ajo ishte vetëm një sarkazëm dhe jo fyerje.

“Nuk ka sarkazëm dhe kritikë për një person që nuk merr pjesë në procesin politik për zgjedhjet e vitit 2020 dhe të abuzohet në këtë mënyrë. Kritikë publike po, për zyrtarët publik po, por me argumente. Në këtë rast, nuk ka asnjë argument për veprimin e saj të keq, në kundërshtim me dispozitat”, pohoi Pançe Eftov- avokat i Vilma Ruskoskës.

Për avokatin e opozitës, kontestuese është ekspertiza psikiatrike që Ruskoska e ka marrë nga një profesionist ku është diagnostikuar dhimbje shpirtërore nga dy klipet televizive, ku bën pjesë prokurorja.

Paditësja ka pësuar dhimbje shpirtërore dhe gjithashtu ka pasur pagjumësi. E gjithë kjo e vë në pikëpyetje qasjen objektive dhe të paanshme të shefes së Prokurorisë për Krim të Organizuar, kundër të gjithë kundërshtarëve dhe të gjithë atyre që kanë qasje kritike qeverisë aktuale dhe gjithashtu kundër vetë VMRO-DPMNE-së”-tha Pançe Toshkovski, avokat i VMRO – DPMNE-së.

Avokati i Ruskovskës kërkoi që Gjykata civile t’i ngrijë 10 mijë euro nga llogaria e Koalicionit të udhëhequr nga VMRO – DPMNE-ja dhe paratë t’i paguajnë bashkërisht të pandehurit, Hristijan Mickoski, Igor Janushev, VMRO DPMNE-ja dhe Koalicioni ose secili nga 2500 euro. Prokurorja Ruskovska theksoi se nëse e fiton gjyqin, paratë do t’i dhurojë në fshatin SOS të fëmijëve.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...