Agjencia Zhurnal.KS
Editorial Maqedoni

Subvencionet për efikasitet energjetik do të realizohen vitin e ardhshëm

Shkup, 26 tetor, zhurnal.mk – Të gjitha masat për efikasitet energjetik, përfshirë masën për subvencionimin e dritareve PVC, soba me peletë dhe invertorë dhe masa të tjera do të sigurohen në buxhetin e ardhshëm dhe do të zbatohen vitin e ardhshëm, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i pyetur nëse në buxhetin e vitit 2021 kërkohet kthimi i subvencioneve të shfuqizuara për shkak të situatës me KOVID-19.

Sipas Bekteshit, mjetet që u rishpërndanë në programin Kovid janë kërkuar dhe do të fillojnë të realizohen nga viti i ardhshëm.

“Në letrën dërguar Ministrisë së Financave, ne tashmë kemi siguruar mjete për zbatimin e atyre masave, të cilat janë pjesë e programit të sektorit energjetik, përkatësisht programit për efikasitetin e energjisë. Pothuajse të gjitha masat në vitin 2019, në aspektin e efikasitetit të energjisë, do të sigurohen dhe do të fillojnë të zbatohen nga fillimi i vitit të ardhshëm, duke përfshirë masën për të subvencionuar dritaret e PVC, sobat me peleta dhe invertorët dhe masa të tjera”, tha Bekteshi.

Në momentin kur të miratohet buxheti nga ana e Kuvendit, theksoi ai, do të dalim dhe do t’i prezantojmë të gjitha masat.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...