Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Takim Dimitrov – Rot: Maqedonia e Veriut mbetet prioritet për presidencën gjermane

Shkup, 22 shtator – Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot në mëngjes në Bruksel u takua me ministrin gjerman për Evropë, Mihail Rot, vendi i të cilit kryeson me BE-në deri në fund të këtij viti.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Dimitrovi e informoi Rot për prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në sferën e integrimeve evropiane dhe ka potencuar se “procesi i anëtarësimit është mjeti më i mirë që standardet dhe parimet evropiane t’i sjellim në vend”.

“Maqedonia e Veriut është e vendosur fuqishëm që të bëhet demokraci evropiane të prosperuar në të cilën do të sundojë drejtësia”, theksoi Dimitrovi.

Ministri gjerman për Evropë po qëndron në Bruksel ku po merr pjesë në takimin ministror për punë të përgjithshme të BE-së. Edhe pse Maqedonia e Veriut sot nuk është formalisht në rend dite, ministrat janë ata të cilët vendosin për miratimin e kornizës negociuese. Rot ka konfirmuar se Maqedonia e Veriut mbetet prioritet për kryesinë gjermane.

“Konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, fillimi i negociatave për anëtarësim, është një nga prioritetet e larta të presidencës gjermane me BE-në”, ka theksuar Rot.

Zëvendëskryeministri Dimitrov në Bruksel sot do të takohet edhe me eurokomisarin për Zgjerim, Oliver Varheji, si dhe me nënkryetarin e Komisionit Evropian përgjegjës për Politika Migruese, Margaritis Shinas, ndërsa është planifikuar vizitë e tij në Berlin javën e ardhshme, informojnë nga kabinet i tij.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...