Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Të Dielën, Qeveria do të shpallë paketën e katërt të masave ekonomike

Shkup, 25 shtator – Zhurnal.mk – Paketa e katërt e masave ekonomike do të shpallet të dielën pasdite, thotë Kryeministri Zoran Zaev. Sot dhe nesër duhet të merren vendimet përfundimtare se kush dhe sa duhet të marrë ndihmë shtetërore. Qeveria është në negociata përfundimtare me punëdhënësit dhe sindikatën. Kryeministri konfirmoi informacionin e publikuar tashmë nga Alsat se sektorët më të prekur, përveç mbështetjes prej 14.500 denarë për punonjës, deri në fund të vitit do të marrin para për të mbuluar edhe kontributet.

“Synimi është që pakoja minimale të jetë një pagë minimale. Deri në 30 për qind të së drejtës për të aplikuar, ashtu si rritet goditja e sektorit të kompanisë, ashtu do të rritet e gjithë pjesa e ndihmës dhe do të vijë deri te paga minimale bruto, për ata që janë mbi 80 për qind”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.

Por, kryeministri nuk tha sa do të kushtonte paketa e re e ndihmës. Disa nga masat do të merren nga Qeveria dhe disa duhet të kalojnë përmes ligjeve në Kuvend, sepse vendimet nuk merren më si në gjendjen e jashtëzakonshme. Lidhur me kërkesën e biznesmenëve për mbështetje e ekonomisë dhe subvencionet e pagave deri në mars të vitit të ardhshëm, Kryeministri tha se masat do të përshtaten në përputhje me vitin buxhetor. Nga fundi i dhjetorit, nëse është e nevojshme, Zaev njoftoi se do të punojnë në masa të reja që do të jenë të vlefshme për tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Dihet tashmë që përveç ndihmës minimale për punëtorët, do të ndahen kartela pagesore do të shpërndahen për kategori të caktuara të qytetarëve, dhe kredi të reja pa interes për kompanitë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...