Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Thaçi shpall zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut më 29 nëntor

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna, bazuar në vendimin e presidentit Thaçi do të mbahen më 29 nëntor 2020.

“Presidenti Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës dhe në atë të Mitrovicës së Veriut në përputhje me vendimet dhe ligjin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në dy vendimet e presidentit Thaçi theksohet se organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, në komuna e Podujevës kishte mbetur pa kryetar Agim Veliu kishte dhënë dorëheqje pas emërimit ministër i Brendshëm. Zgjedhjet në këtë komunë ishin paraparë të mbahen më 15 mars, por për shkak të pandemisë COVID-19, Thaçi, pati vendosur t’i shtyjë ato.

Ndërkaq, edhe Mitrovica e Veriut pati mbetur pa kryetar pasi Goran Rakiq nga Lista Serbe është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë Hoti. 

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...