Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

TikTok refuzon shitjen

Presidenti Amerikan Donald Trump kishte dhënë afat përfundimtar datën 15 Shtator që aplikacioni të shitej ose të dëbohej nga SHBA.

Microsoft tha se oferta e kompanisë për të blerë operacionet Amerikane të TikTok është refuzuar duke i hapur rrugë një tentative të fundit nga Oracle.

Presidenti Amerikan Donald Trump kishte dhënë afat përfundimtar datën 15 Shtator që aplikacioni të shitej ose të dëbohej nga SHBA.

Administrata Trump thotë se TikTok dhe aplikacione të tjera Kineze janë kërcënim për sigurinë kombëtare. Microsoft dhe Oracle kanë qenë në krye të garës për blerjen e TikTok nga kompania Kineze ByteDance.

Wall Street Journal dhe Reuters raportuan një ditë më parë se Oracle kishte fituar garën duke cituar burime të afërta me çështjen.

Aplikacionet si TikTok, WeChat dhe kompanitë e prodhimit të pajisjeve si Huawei akuzohen se grumbullojnë informacione të përdoruesve për llogari të qeverisë Kineze.

Kompanitë mohojnë akuzat ndërsa edhe Huawei do të përballet me sanksione të reja duke filluar nga data 15 Shtator. TikTok është shembulli i dytë i një kompanie që pëson nga lufta tregtare SHBA-Kinë që ka nisur prej disa vitesh.

Me mbi 100 milionë përdorues, fati i aplikacionit popullor të shpërndarjes së videove me metrazh të shkurtër mbetet i paqartë.

As Microsoft as Oracle nuk shihen si kompanitë e duhur për të blerë një aplikacion me një audiencë të re siç është TikTok. /PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...