Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Trajneri i Milanit thotë se tani s’është momenti të shikohet renditja në Serie A

Pavarësisht barazimit 3-3 që regjistroi Milani i tij në ndeshjen ndaj Romës, Stefano Pioli i gëzohet paraqitjes që zhvilluan futbollistët e tij, duke theksuar se Milani është në rrugën e duhur dhe me kalimin e javëve mund të përmirësohet akoma më shumë.

Milani është i pari në renditjen e Serie A, por Piolit nuk i intereson kjo në këtë çast.

“Do të shkoj në shtëpi i lumtur për lojën që zhvilluam, edhe pse djemtë nuk ishin aspak të kënaqur në fund të ndeshjes, kjo edhe për faktin që ishim tre herë radhazi në avantazh. Nuk është momenti për të parë renditjen”, tha Pioli.

“Rasti i fundit i Romagnolit tregon sesa shumë besonim dhe e donim fitoren. Raste krijuam plot, por nuk ia dolëm t’i finalizonim ashtu siç bëri Roma me të sajat. Gjithsesi, Milani është në rrugën e duhur, jemi të vetëdijshëm që po bëjmë. Na mungoi saktësia në disa momente”, shtoi ai.

“Leao? Jam shumë i kënaqur me performancen e tij. Rafael sulmoi me vazhdimësi gjatë gjithë 90 minutave. Kjo është mënyra e duhur për t’u rritur dhe ajo që pres nga ai, duhet të insistojë kështu“, thekson trajneri i Milanit.”

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...