Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Trajneri i Portos ‘pushton’ internetin me deklaratën për Guardiolën pas barazimit: Po të kisha lojtarët dhe paratë e Cityt, do isha i pikëlluar mos të fitoja

Porto arriti të ndalte Manchester Cityn mbrëmë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, pasi ndeshja përfundoi pa gola në Portugali.

Citizens e dominuan ndeshjen me 68% të posedimit të topit, me 18 gjuajtje në portë, për dallim nga kundërshtarët që kishin vetëm dy.

Por, kjo statistikë në fund doli të jetë e dështuar, shkaku që City nuk arriti të shënonte asnjë gol me Ruben Diasin që kishte shansin më të mirë të takimit.

Pep Guardiola pas ndeshjes ka thënë: “Kemi sulmuar, kemi luajtur një ndeshje të mirë, por Porto kishte shumë lojtarë në mbrojtje. Në këtë ndeshje, kishim shanse dhe nuk shënuam”.

“Ata gati kishin tetë lojtarë në zonën e tyre. Marega dhe Corona ishin po ashtu mbrapa”, ka shtuar më tej spanjolli.

Në lidhje me këtë deklaratë të Guardiolës, ka reaguar trajneri i skuadrës portugeze, Sergio Conceiçao.

“Po të kisha buxhetin dhe lojtarët e tij dhe mos të fitoja, do të isha i pikëlluar”, i është kundërpërgjigjur trajneri i Portos.

Natyrisht se deklarata e trajnerit të Portos ka marrë jehonë në rrjetet sociale në lidhje me skuadrën që ka City.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...