Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Travis Scott flet për vajzën Storm, tregon se po bën gjithçka që të bëhet ‘një femër e fortë, e sigurt dhe e zgjuar’

Travis Scott ka folur në lidhje me rritjen e vajzës Stormi, të cilën e ndan me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, Kylie Jenner.

Ylli i hip hop-it është duke rritur vajzën e tij, Stormi Webster, të bëhet një femër e fortë që e di se është e aftë për gjithçka.

Stormi ka lindur më 1 shkurt 2018 dhe aktualisht është dy vjeçe.

Travis dhe Kylie nuk janë më në një lidhje, por ata kanë bërë një përpjekje aktive për të qenë gjithnjë pranë vajzës së tyre. Mes pandemisë COVID-19, Travis, Kylie dhe Stormi kanë kaluar më shumë kohë së bashku.

Reperi ndërkohë së fundmi ka folur në lidhje me mendimet e tij për rritjen e të bijës dhe se si ai do të donte që ajo të rritet.

.WAV Radio me Chase B, Travis tregoi se ai dhe Kylie po mundohen të bëjnë gjithçka që ajo të arrin të bëhet një grua e fortë, e sigurt dhe e aftë.

“Ndjehem sikur është mënyra më e rëndësishme tani për të mbrojtur vajzat, gratë e reja që janë me ngjyrë dhe për t’u siguruar që ata kanë njohuri se si të mbajnë veten, si të lëvizin në këtë botë, si të jenë të forta, si të mos tremben. Tani më shumë se kurrë, ato duhet të kenë një vizion”, shpjegoi artisti i “Astroworld”.

Ai shpjegoi se gjithmonë dëshiron që Stormi të jetë ‘e vetëdijshme për atë që po ndodh në botë’. Travis vazhdoi, “Si prind, unë jam gjithmonë duke futur njohuri në të, madje edhe në këtë moshë”.

https://www.instagram.com/p/CGeGq-THzME/?utm_source=ig_web_copy_link

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...