Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Trump: SHBA-të janë krenare që kanë aleat Maqedoninë e Veriut

Shkup, 2 shtator – Zhurnal.mk – SHBA-ja është krenare që është aleate me Maqedoninë e Veriut në NATO dhe i mbështesin aspiratat e saja për anëtarësim edhe në Bashkimin Evropian, shkruan presidenti amerikan Donald Tramp në urimin që i dërgoi presidentit Stevo Pendarovski me rastin e Ditës së Pavarësisë, 8 Shtatori.

“Këtë vit shënimi është në rrethana kur po përballemi me pandeminë globale. Edhe krahas kësaj sfide të madhe, Maqedonia e Veriut në mënyrë të sigurt dhe transparente kishte zgjedhje demokratike në korrik, ndërsa vendi juaj mbetet i përkushtuar në avancimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Përveç hapit pozitiv me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut tashmë kontribuon për Aleancën, si nikoqire në ushtrime të mëdha në poligonin ushtarak Krivollak. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleat i Juaj dhe i mbështesim aspiratat e Maqedonisë së Veriut për integrim të mëtutjeshëm evropian dhe rrugën tuaj drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thekson Trampi në urimin, që presidentit Pendarovski sot ia dorëzoi ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërnz.

Në takimin në vilën presidenciale Vodno, siç njoftoi kabineti i Pendarovskit, u fol për sfidat të cilat i sjell pandemia e KOVID-19, në menaxhimin e së cilës kishim edhe mbështetjen amerikane për punonjësit shëndetësorë, si dhe për sektorët tjerë të cilët ishin të goditur nga kriza.

Pendarovski dhe Bërnz shkëmbyen mendime edhe për sfidat të cilat i ka para qeveria e re dhe nevojën e ruajtjes së konsensusit kombëtar me qëllim të zbatimit të suksesshëm të qëllimit të dytë strategjik të Maqedonisë së Veriut, anëtarësimin në BE, pasi u bë anëtare e plotfuqishme e NATO në pranverën e kaluar.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...