Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Trupi qiellor në orbitën e Tokës zbulohet se është një raketë 54-vjeçare

Administrata Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore e SHBA-së (NASA) njoftoi se trupi qiellor në orbitën e Tokës është një pjesë e një rakete të lëshuar në Hënë 54 vite më parë, transmeton AA.

Në një deklaratë nga NASA thuhet se trupi qiellor që u zbulua në shtator është pjesa e sipërme e raketës Centaur, e cila ka transportuar anije Surveyor 2 të dërguar në Hënë në vitin 1966.

Objekti me gjatësi 10 metra dhe gjerësi 3 metra është konfirmuar që i përket raketës me teleskopin me infra të kuqe në Hawaii.

Astronomi Paul Chodas, një nga ekspertët e NASA-s kishte pretenduar se objekti, i cili në fillim ishte klasifikuar si meteor, mund të ishte pjesë e raketës Centaur.

Pjesa e raketës hyri në orbitën e Tokës dhe filloi të rrotullohet në një drejtim të parregullt duke iu afruar Tokës rreth 50.476 kilometra.

Objekti parashikohet se do të dalë nga orbita e Tokës në mars të vitit të ardhshëm dhe se do të kthehet në orbitën e tij përreth Diellit.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...