Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Turqia neutralizon disa terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Gjashtë terroristë janë neutralizuar në rajonet Zap dhe Gara në veri të Irakut

Gjashtë terroristë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar në veri të Irakut përmes një operacioni ajror të ushtrisë turke, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të ministrisë nga Twitter, terroristët janë neutralizuar në rajonet Zap dhe Gara në veri të Irakut, përmes një operacioni të mbështetur nga avionët e forcave turke.

Ministria njoftoi se operacionet kundër organizatës terroriste PKK vazhdojnë me vendosmëri.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre që nënkupton se terroristët janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e lisutar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...