Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Turqia reagon ndaj deklaratës në samitin Egjipt-Greqi-Qipro greke

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë me vendosmëri në Mesdheun Lindor të drejtat tona dhe të drejtat e turqve të Qipros”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë

Ministria e Jashtme e Turqisë ka reaguar ndaj deklaratës së publikuar në fund të samitit që u mbajt në Qipron greke nga treshja Egjipt-Greqi-Qiproja greke, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne e refuzojmë plotësisht deklaratën e publikuar në fund të samitit Egjipt-Greqi-Qipro greke që u mbajt në Qipron greke dhe e cila përmban akuza dhe pretendime të pabazuara kundër vendit tonë siç është bërë zakon tashmë edhe nga takimet e mëparshme të këtyre tri vendeve”, thuhet në një deklaratë nga ministria turke.

Më tej thuhet se “Fakti që Turqia çdo herë vendoset në objektivin e deklaratave të publikuara nga ky formësim trepalësh i cili pretendon se ka qëllim ‘mbështetjen e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Mesdheun Lindor'”, tregon qëllimin e vërtetë të këtyre vendeve”.

Në deklaratë nënvizohet se bashkëpunimi i vërtetë në Mesdheun Lindor mund të sigurohet vetëm me një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin turqit qipriotë, të gjitha vendet bregdetare në rajon.

“Vendet që krijojnë problemet në rajon nuk mund të jenë zgjidhje e problemeve përsa kohë ato nuk ndryshojnë politikat e tyre maksimaliste dhe armiqësore. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë me vendosmëri në Mesdheun Lindor të drejtat tona dhe të drejtat e turqve të Qipros”, thuhet në deklaratë.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...