Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

U miratua propozim vendimi për përbërjen e komisioneve kuvendore

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot e miratoi Propozim-vendimin për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për miratimin e vendimit votuan edhe deputetët e opozitës, të cilët paraprakisht patën vërejtje se Komisioni nuk mund të japë propozime për përbërje personale të komisioneve të tjera kuvendore sepse, siç theksuan, Kuvendi paraprakisht në seancë parlamentare nuk ka marrë vendim për krijimin e tyre dhe definimin e kompetencave. Për shkak të kësaj vërejtjeje u kërkua pauzë njëorëshe pas së cilës Komisioni vazhdoi me punë dhe e miratoi vendimin.

Deputeti Nikolla Miceski nga VMRO-DPMNE theksoi se nuk ka votuar për konfrimimin e rendit të ditës të seancës para pauzës për shkak të kësas se është shkelur Rregullorja për punë, por potencoi se është arritur konsensus për përbërjen e të gjitha komisioneve kuvendore midis të gjitha grupeve të deputetëve në Kuvend.

Paraprakisht sot në brifing me gazetarët kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi paralajmëroi se për të hënën pasdite do të caktojë seancë në të cilën në renddite do të jetë zgjedhja e përbërjes të trupave të punës së Parlamentit, ndërsa pastaj verifikimi i mandatit të një deputeti në vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpanskës.

Xhaferi në brifingun me gazetarët tha se në këtë seancë nuk ka mundësi për pika të tjera t rendit të ditës sepse materialet duhet të kalojnë në komisione.

Në këtë seancë Komisioni mori vendime për realizim të pagës pas ndërprerjes së funksionit deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për 44 ish deputetë, si dhe vendime për realizimin e pagës pas ndërprerjes së funksionit anëtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të zgjedhurve të tjerë/persona të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për një realizim të pagës gjatë daljes në pension.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...